Me box-sizing ndryshojmë mënyrën e veprimit të padding ndaj CSS box model.
Vlerat mund të jenë:
- content-box
- border-box
- inherit
content-box
Kjo është mënyra standarde e veprimit, ku çdo vlerë që jipet për padding dhe border, e rrit madhësinë efektive të elementit.
border-box
Me rritjen e padding, përmbajtja shtyhet më brenda elementit dhe nuk del jashtë si në rastin e content-box.
*, *:before, *:after {
box-sizing: border-box;
}
Këtu, vetia border-box iu caktua të gjitha elementeve dhe pseudo-elementeve.