REST API: HTTP metodat dhe status kodet

REST API përdor HTTP metodat e caktuara për të kryer veprime të caktuar ndaj resurseve apo grupi të resurseve.

Kur bëhet një kërkesë nga ana e klientit, ajo kërkesë duhet të përmbajë informatat vijuese:

  • REST verb (Metoda: GET, POST, PUT, DELETE, PATCH, OPTIONS)
  • Header (Meta informata)
  • Body (Informata)

Me HTTP metodën caktojmë çfarë veprimi do të kryhet ndaj një resursi specifik, p.sh. POST për insertim, GET për lexim, etj.

GET

E lexon një radhë (record) me të dhëna, apo një set radhësh nga serveri.

Në rast të suksesit, kthen status kodin 200.

Në rast të dështimit, kthen status kodin 404.

OPTIONS

Shfaq të gjitha REST operacionet që janë në dispozicion.

Në rast të suksesit, kthen status kodin 200.

POST

Krijon një resurs të ri apo set resursesh.

Në rast të suksesit, kthen status kodin 201.

Në rast të dështimit, kthen status kodet 404 ose 409.

PUT

Bën përditësimin apo zëvendësimin e radhës së zgjedhur.

Në rast të suksesit, kthen status kodin 202 ose 204.

Në rast të dështimit, kthen status kodin 404.

PATCH

Bën përditësimin/ndryshimin e radhës së zgjedhur.

Në rast të suksesit, kthen status kodin 202 ose 204.

Në rast të dështimit, kthen status kodin 404.

DELETE

E fshin resursin e zgjedhur.

Në rast të suksesit, kthen status kodin 200.

Në rast të dështimit, kthen status kodin 404.

Kodet për sukses dhe dështim janë HTTP kode, të cilat kthehen bashkë me përgjigjen. Këto kode janë informatë për klientin i cili e ka dërguar kërkesën për të ditur nëse kërkesa ka pasur sukses apo jo.

All Rights Reserved Theme by 404 THEME.