Sintaksa e Go kërkon përdorimin e pikëpresjes (semicolons 😉 si statement terminator. Mirëpo vendosja e pikëpresjes nuk është e domosdoshme sepse këtë e bën kompajleri në mënyrë automatike në fund të rreshtave programorë.
Vendosja manuale e pikëpresjes është e domosdoshme kur dëshirojmë t’i vendosim disa statements në një rresht programor. Po ashtu edhe kur kemi të bëjmë me ciklet for
, me atë ai rresht të përfundojë me {, shenjë që përdoret për hapjen e bllokut të ciklit. Në të kundërtën, kompajleri do të vendosë automatikisht pikëpresje në fund të inkrementit (i++), me çka vie deri te gabimi gjatë kompajlimit.
for i := 0; i < 5; i++ {
fmt.Println(i)
}
https://play.golang.org/p/4sgL67gpCBh
Gabim:
for i := 0; i < 5; i++
{
fmt.Println(i)
}
Në këtë rast, lajmërohet gabimi: “syntax error: unexpected newline, expecting { after for clause
“.
Në përgjithësi, kllapa hapëse e bllokut duhet të vendoset në fund të rreshtit dhe jo në rresht të ri. Nëse kllapat hapëse i kemi vendosur në rresht të ri, në editor mund ta bëjmë ri-formatimin e kodit për të qenë konform me rregullat e Go. Në GoLand kjo bëhet me Code - Reformat Code
.