Tipet e të dhënave

Janë 4 kategori të veçanta të tipeve të të dhënave në Go:

  • Tipet bazike (Basic Types)
  • Tipet agregate (Aggregate Types) – vargjejt (arrays) dhe strukturat (structs)
  • Tipet referenciale (Reference Types) – Treguesit (pointers) dhe slices
  • Tipet interface (Interface Types) – Interfejsat standard
  • Tipet bazike të integruara në Go

Go përdor tipet bazike të integruara si vijon:

  • Një tip logjik (boolean): bool.
  • 11 tipe numerike: int8, uint8, int16, uint16, int32, uint32, int64, uint64, int, uint, dhe uintptr.
  • Dy tipe numerike me presje dhjetore: float32 dhe float64.
  • Dy tipe numerike komplekse: complex64 dhe complex128.
  • Një tip tekstual: string.

Këto tipe mund të përdoren drejtpërsëdrejti në kod, pa pasur nevojë të importohet ndonjë pako.
Tipet numerike përfshijnë numrat e plotë, numrat me presje dhjetore dhe numrat kompleks.

All Rights Reserved Theme by 404 THEME.