<table>

Me elementin table e ndërtojmë një tabelë.

Atributet specifike:

width

Gjerësia e tabelës. Mund të shprehet si numër dhe atëherë njësia e nënkuptuar matëse është pixel (px). Kur përdorim këtë njësi, gjerësia e tabelës është fikse.

Nëse shprehet si përqindje, gjerësia e tabelës bëhet fluide, gjegjësisht i përshtatet gjerësisë së prindit.

Në vend të atributit width, rekomandohet të përdoret vetia width në CSS.

cellpadding

Përcakton largësinë në pikselë e përmbajtjes së qelizës prej mureve të qelizës.

Rekomandohet pëdorimi i vetisë padding në CSS:

cellspacing

Distanca ndërmjet qelizave të tabelës.

Rekomandohet përdorimi i vetisë border-spacing në CSS.

border

Përcakton trashësinë e mureve të tabelës.

Rekomandohet përdorimi i vetisë border në CSS, të aplikuar veç e veç për tabelën dhe për qelizat.

Shembull

All Rights Reserved Theme by 404 THEME.