Çdo HTML dokument duhet të fillojë me deklaratën e tipit të dokumentit që tregon se cili version i HTML është përdorur në atë dokument. Kjo informatë u shërben shfletuesve për ta paraqitur atë faqe në mënyrë korrekte.
Versionet moderne të HTML, janë:
- HTML 5
- HTML 4.01 Transitional
- HTML 4.01 Strict
- XHTML 1.0 Transitional
- XHTML 1.0 Strict
- XHTML 1.1
- XHTML Mobile 1.0
Versioni më i ri është HTML 5, përdorimi i të cilit është në rritje të vazhdueshme, edhe pse nuk është implementuar në tërësi nga të gjithë shfletuesit.
Në HTML5, rreshti i parë i HTML dokumentit duhet të fillojë me:
<!DOCTYPE html>
Rreshti vijues duhet ta përmbajë etiketën <html>
, që shënon fillimin e HTML dokumentit.
Fundi i dokumentit të njëjtë shënohet me </html>
.
Ndërmjet <html>
dhe </html>
vendoset përmbajtja e faqes e ndarë në dy seksione: <head>
dhe <body>
.
Në seksionin <head>
vendosen informata që i dedikohen Web shfletuesit (Web browser), ndërsa në atë <body>
vendoset përmbajtja e faqes që do t’i shfaqet vizitorit të faqes, seksion ky që përmban tekst, fotografi, tabela, formularë, animacione, audio, video, etj.
Struktura tipike e një HTML dokumenti:
<!DOCTYPE html>
<html>
<head>
<title>Faqja ime personale</title>
</head>
<body>
<p>Pershendetje!</p>
</body>
</html>