Funksion për shndërrimin e një stringu në hash. Hashi i formuar do të jetë një string 32 karakterësh, ku secili karakter do të jetë në intervalin prej 0 deri në f (0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, a, b, c, d, e, f).
Teorikisht, stringjet e ndryshme duhet të kenë hash të ndryshën, por në praktikë është vërtetuar se me md5() mund të ketë kolizione, pra që dy stringje të rezultojnë në hash të njëjtë.
Kjo është arsyeja që algoritmi i md5()
nuk rekomandohet për qëllime kriptografike, sepse mund të përdorim algortime më të sigurta siç është për shembull sha1()
, apo edhe më të sigurtë.
Mund ta përdorim për verifikimin e integritetit të të dhënave (cyclic redundancy check).
Shembull:
<?php
echo md5("Test");
Rezultati:
0cbc6611f5540bd0809a388dc95a615b